Reperi i njohur, Mozzik prej ditësh ka nisur paralajmërimin e projektit të ri muzikor.
Përmes disa postimeve enigmatike, reperi nga Ferizaj pyeste fansat se kujt i thonë ‘të dua’ çdo ditë.
Ndërsa, pak ditë më parë ai zbuloi se kënga e tij më e re mban titullin pikërisht “Të dua” dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të YouTube.
Ky projekt vjen si dedikim për vajzën e tij Hanën e cila erdhi si fryt i dashurisë me ish-partneren e tij, Loredana.
Në përkimin e këngës emocionale, Mozzik u shpreh se kjo do të jetë kënga e fundit që ai do të flas për vajzën dhe privatësinë e tij.
“Hana ime e vogël për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak do e kuptosh! Dhe kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë që mos ta hapim si temë asnjëherë! Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë. Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time. Nuk do e përfshijë vajzën time asnjëherë më në testet e mia”, ka shkruar reperi. /arbresh.info/
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj