Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Artisti, i cili numëron 1.5 milion ndjekës në Instagram, vazhdon t’i informojë fansat për më të rejat në jetë dhe karrierë, shkruan portali arbresh.info
E para pak çastesh i ka ndodhur diçka e pazakontë, përmes rrjetit social Instagram, ai ka ndarë disa video në të cilat shihet se xhamat e studios ku punonte ishin thyer.

“Sa të lig që jeni”, ka shkruar Mozzik në përshkrimin e videos.
Kujtojmë se, Mozzik momentalisht është njëri prej reperëve më të suksesshëm dhe ndër artistët më të paguar në estradë.
Gjithashtu së fundi, Mozzik ka njoftuar ndjekësit se së shpejti do të prezantojë albumin e tij të ri, pas atij ‘Mozzart’ që e solli në fund të muajit korrik. /arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë