Projekti i ri i titulluar “Moona” në bashkëpunim me artistin francez, L’Algerino, i rep-artistes kosovare, Dorentina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, ka pasur mjaft sukses.


Veç katër ditë nga lansimi i këtij projekti, kjo këngë ka arritur të marrë mbi 2 milionë shikime në Youtube, shkruan arbresh.info.

Projekti i fundit i Taynes ishte “Johnny”, i cili ishte publikuar një muaj më parë dhe deri tani ka arritur mbi 6 milionë shikime.

Tayna është ndër rep-artistet shqiptare që për një kohë të shkurtër ka pushtuar skenën muzikore.
Për dy vjet e me radhë, Tayna arriti popullaritet të madh, duke marrë zemrat e mijëra mbështetësve./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...