Ai u ndalua nga Policia e Kosovës dhe u dërgua në stacionin policor.
Nata e dytë e “Sunny Hill Festival” u përshkua nga performanca të reperëve të njohur nga vendi dhe bota, ndër të cilët edhe reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson.
https://www.instagram.com/p/BmbT-5En4PR/?taken-by=choptalkdigital
Mirëpo, gjatë performancës së tij në këtë festival ai ndezi një cigare në skenë dhe për këtë veprim ai u ndalua nga Policia e Kosovës dhe u shoqërua për në stacionin policor.
Kjo video tregon momentin kur reperi Action Bronson ndezi cigaren.
Por më vonë policia tha se reperi nuk kishte konsumuar drogë.
Edhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa ka thënë se nuk ishte marihuanë ajo që tymosi Action Bronson.
“E ka mbështjellë domethënë duhanin në mënyrë të tij për shou, të cilën e bën çdokund në botë. Por, megjithatë, policia e ka kryer një punë shumë të mirë”, tha ndër të tjera Lipa.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët