Gianluca Vacchis vazhdimisht poston në Instagramin e tij video të tij duke kërcyer me vajza të reja modele.
Por italiani milioner 52-vjeçar ka hasur në shumë ankesa në rrjetet sociale pas postimit të një videoje ku shihet duke goditur në të pasmet e katër modeleve në bikini, në jahtin e tij privat.
Shumë nga komentet të postuara në video thonë se videoja ishte ‘përulëse’ dhe ‘një moment i trishtues’ dhe se sjellja e tij trego mos-respekt ndaj femrave.

Disa madje pyesin nëse e dashura e tij që nga vitit 2017, Sharon Fonseca, e aprovon një gjë të tilë.

Ndërsa të tjerët thonë se vajzat e filmuara nuk e respektojnë veten dhe ‘po ndjekin vetëm paratë’.

‘Playboy’ italian i është përgjigjur shpejt këtyre kritikave, duke thënë : “Unë i respektoj ato shumë, mësohuni të bëni shaka ndonjëherë nëse doni ta respektoni jetën”.

Ndërsa ai më pas ka bërë një video tjetër, ku shihet i veshur si femër ndërsa modelet e videos së mëparshme e godisnin me radhë pikërisht në të pasmet e tij, duke thënë se “në jetë ne mund të jemi dhe mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë”.
https://www.instagram.com/p/B03QXCzHH1T/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...