Disa lajme që kanë qarkulluar për të kanë bërë që Elijona Binakaj të thyejë heshtjen.
Ajo ka reaguar për herë të parë, duke thënë se është në heshtje, për shkak të tragjedisë në familje – humbjes së xhaxhait.
“Është e lehtë të flisni për mua dhe në emër tim për klikime kur unë jam në heshtje”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Kam humbur xhaxhanë tim, kjo heshtje është dhimbje, jo dobësi”.
Në një tjetër postim, finalistja e Big Brother theksoi: “E për gjithë ata që më duan dhe mbështetin. Ju ndjej dhe ju vlerësoj për gjithë durimin dhe dashurinë tuaj”.
“Do të rikthehem shumë shpejt, me shumë përgjigje dhe akoma me shumë dashuri për ju”.
Rasti në familje ka bërë që Elijona të tërhiqet nga jeta publike, ndonëse i erdhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother. /Telegrafi/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...