Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia tregon çka sekuestroi në vendin e ngjarjes

09:05 | 12 Prill 2026
E.H

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale janë përleshur fizikisht dhe është shkrepur edhe një armë zjarri.

Policia ka konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë dhe dy gëzhoja, ndërsa të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka marrë trajtim mjekësor, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

LEXO EDHE:

Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM, & ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj / 11.04.2026 – 20:15. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur –rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është shkrepur edhe arma e zjarrit por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë dhe dy gëzhoja. Dy të dyshuarit janë arrestuar (njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor) dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

LEXO EDHE:

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Shpërndaje në rrjete sociale