Ikona e popit, Dua Lipa u klasifikua si një ndër të veshurat më mirë në tapetin e kuq të “Grammy Awards” ku shkëlqeu në një fustan argjendi nga Courrèges.
Ajo mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë, por sikur mos të mjaftonte vëmendjen e mori edhe varësja e Duas.
Një krjim artistik më vete, me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.
Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë.
Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha. Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante.
Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...