Rizarta Hoxha, tashmë banorja e eliminuar nga Big Brother, pak ditë më parë pati një rrëfim në këtë format.
Në momentin që u transmetua klipi dhe u pa rrëfimi, ajo reagoi menjëherë e habitur duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologun dhe jo me Vëllanë e Madh.
Kjo u bë virale dhe mori reagime të shumta e negative për produksionin e Big Brother.
Rizarta pas daljes në Fan Club thotë se ka qenë një keqkuptim se e dinte që po fliste me Vëllanë e Madh.
“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqintrepretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Absolutisht bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë”.
Veç Rizartës nga ky format u largua të martën edhe Vserlo. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron