Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e medieve.
Shkas për këtë bëhen shpesh paraqitjet e saj tërheqëse.
Së fundmi, ngjashëm me fustanin e të famshmes Marylin Monroe, edhe Zonja e Parë e ShBA-ve ka pasur një siklet të ngjashëm, teksa po udhëtonte drejt Neshvillit, në Tenesi.

Ajo vizitoi një spital fëmijësh në këtë udhëtim, kur teksa po ngjitej në bordin e një avioni ushtarak, në bazën ajrore Endrjus në Meriland, fustani i saj po shkundej nga era që frynte.
Fuistani i hirtë dhe i dizajnuar bukur me vija të bardha, mesa duket nuk ishte i përshtatshëm për këtë mot.

Ajo ishte munduar që në atë kohë ta mbante nën kontroll fustanin e saj, por që gjithçka kishte ndodhur para blicit të kamerës.
Arsyeja e vizitës së Melania Trumpit në Tenesi, është promovimi i fushatës së saj të re “Be Best”. /Telegrafi/


Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%