Dukesha e Sessex-it është shfaqur për herë të parë në publik e shoqëruar nga mbretëresha Elizabeth II për të përshëndetur mbështetësit e Oborrit Mbretëror.
Ajo është filmuar nga një vajzë në publik teksa po takonte një e nga një qytetarët e Londrës. Ajo çfarë ka tërhequr menjëherë vëmendjen është theksi i ri që ish aktorja ka adaptuar.
Për një amerikane nuk është e thjeshtë që të mësohet një theks tjetër aq më pak atë britanik por meqënëse Meghan ka qenë aktore, për të gjithçka duket më e lehtë.
Edhe pse ndryshimi i theksit të saj nuk është pritur mirë nga media amerikane, është zbuluar se vetë rregullat e protokollet mbretërore kërkojnë një anglishte të pastër britanike dhe një theks të mirëfilltë.
6 muajt e fundit këshilltarja e mbretëreshës, Samantha Cohen i ka dhënë leksione Meghan Markle për të rregulluar tonin e zërit dhe për të modifikuar theksin e saj për të cilin shumë media shkruan se dukej i çuditshëm dhe se ajo ka nevojë për mësime të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=MW0SAvImsSY
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...