Prej gati dy vitesh ajo ka lënë Shqipërinë për të ndjekur ëndrrën amerikane, ëndrrën për t’u ngjitur në pasarelat e emrave më të njohur të industrisë së modës.
E mesa duket është një fillim goxha i mbarë pasi Adrola Dushi ka arritur të lidhë disa kontrata me kompani shumë të rëndësishme në Manhattan. Vajza e famshme e pasarelave shqiptare njihet për linjat e bukura, tiparet tipike prej mesdhetareje dhe flokët e gjatë që plotësojnë më së miri figurën e saj. Por ja që duhet të mësoheni ta shihni ndryshe nga sot e tutje.
Ish-Miss Shqipëria ka prerë flokët shkurt stil “bob” dhe duket për mrekulli. Ajo ka publikuar dy foto në llogarinë e saj në Instagram dhe siç edhe ju mund ta shikoni më poshtë ajo duket magjepsëse dhe me plot gojën mund të themi se modeles më shumë i shkojnë flokët kështu, se sa të gjata.
Me siguri ky ka qenë një vendim “i vështirë” për Adrolën, pasi flokët janë gjysma e bukurisë së vajzave (kështu thuhet të paktën). Juve si ju duken? Do të guxonit kaq shumë?

Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë