Rina Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.
Këngëtarja e njohur, edhe së fundmi ka njoftuar se kënga më e re nga ajo është drejt finalizimit.
Rina ka ndarë disa imazhe që la të kuptohet se janë të shkëputura nga xhirimet e vidoeklipit.
Në foto, autorja e “E kalume”, shihet e veshur me një fustan transparent me ngjyrë të portokalli dhe makijazh të theksuar.
“Kjo video muzikore është flakë”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave të saj, të cilët padyshim me padurim presin një këngë të re nga ajo.
View this post on Instagram
Përndryshe, Rina aktualisht po shijon suksesin e këngë “Tornado”, që solli në bashkëpunim me reperen Melinda Ademi.
Përveç kësaj, këngëtaren e shohim aktive edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...