Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.
Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij.
Ky kurorëzim përmbyll një kapitull dashurie mes dy familjeve me ndikim dhe kontribut të njohur në historinë dhe shoqërinë kosovare. /Telegrafi/


Policia parandalon transportin ilegal të drunjve në Podujevë
Rama: Sporti në shkolla, energji dhe garë për të rinjtë në m...
Barcelona monitoron nga afër Fisnik Asllanin
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...
Policia sekuestron dy armë në Vushtrri
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati mbështet Don...