Martohet Rita Ora?

21:55 | 9 Gusht 2022
A Z

Rita Ora është gati të lërë Taika Waititin ta dojë përgjithmonë.

Rreth një vit pasi çifti ndezi thashethemet për romancë, një burim konfirmoi për revistën E! lajmin se ata janë martuar.

Fansat me sy shqiponjë janë fokusuar te dyshja që nga prilli i vitit 2021, kur ata u panë bashkë në një nga postimet e këngëtares në Instagram.

“Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim. Dhe ata që dua”, ka pas shkruar Rita në një seri fotosh në atë kohë, njëra prej të cilave shfaqte Taikan me krahët e tij të mbështjellë rreth saj.

Dhe kohët e mira vazhduan të kalonin, me të dy pjesëmarrësit në premierën botërore të “RuPaul’s Drag Race Down Under” në shtëpinë e famshme të Operës së Sidneit të Australisë pak më shumë se një javë më vonë.

Megjithatë, vetëm në gusht dyshja e bëri debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq si çift në premierën e “Suicide Squad 2″ në Los Angeles, e cila u pasua nga një paraqitje në premierën e “Marvel’s Eternals” në tetor.

Kur u pyet për marrëdhënien e saj në shtator 2021, Rita i tha revistës “Vogue Australia”: “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time. Kjo është gjithçka që do të them për këtë”.

Duket se ai vend sapo u bë edhe më i mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale