Mariza Ikonomi, e ftuar në “Pop Culture”, deklaroi se kitara është ajo që i kupton telat që nuk i kuptojnë meshkujt.
“Kitarja është e dashura ime. Telat që një mashkull nuk t’i kupton, i kupton kitara”, tha këngëtarja e famshme.
Gjithsesi, kur u vu me “shpatulla pas muri”, Mariza pranoi se do të martohej me Isli Islamin.
Në lidhje me mënyrën se si e shikon muzikën në Shqipëri, Mariza shpjegoi: “Nuk jam kundër klubeve, por kam një profil tjetër. Dua që këtij populli t’i ushqej një kulturë ndryshe, t’i pasuroj shpirtin. Por, nuk kam çfarë bëj. E kam këtë që dua të kënaq pakicën”./Top Channel
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq