Grabitësit në Los Angles të SHBA-ve kësaj radhe me të vërtetë kanë goditur fortë.
Mariah Carey është plaçkitur në shtëpi duke i vjedhur shumë gjësende me vlerë të çmuar.
Siç merr vesh revista e njohur amerikane “TMZ”, ata kanë vjedhur gjëra në vlerë rreth 40 mijë eurove.
Hajnat kishin hyrë në shtëpi përmes një prej dritareve që janë në shkallët e jashtme të vilës.
Çuditërisht, ata vodhën vetëm portofole dhe syze unike të këngëtares amerikane.
Polica amerikane ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast, duke filluar prej mos funksionimit të alarmit pasi që 47-vjeçarja gjendet në New York.
Ndryshe, kjo vjedhje nuk besohet se do të paraqes problem të madh financiar për Careyn pasi që pasuria e saj llogaritet të kap vlerat e 500 milionë eurove.
Ndryshe, gjatë vitit 2017 janë thyer dhe vjedhur vilat e Jason Derulos, Alanis Morissettet, David Spadet, Emmy Rossumit dhe Scott Disickut.


Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar