Marget, vajza e moderatores Marina Vjollca dhe Getoar Selimit po rritet dita ditës dhe tanimë kanë nisur t’i dalin dhe dhëmbët e parë. Së fundmi, moderatorja ka treguar përmes një fotoje se po e “vuan” shumë këtë pjesë pasi Marget e ka kafshuar në krahë.
“Ja çfarë i bën Marget mamës. Na kanë dalë kicat shumë shpejt.”, ka shkruar moderatorja krahas fotos. Kujtojmë që moderatorja solli në jetë Margetin nëntorin e kaluar. Në një intervistë që dha pak javë më parë, moderatorja foli për ndjesinë si mama.
“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ja dalë…Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.”, tha ajo. /arbresh.info/
Seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit sot
Parashikimi i motit për sot
Policia shkatërron rrjetin e trafikut të drogës në Portugali
Rama tregon pamje nga tuneli i Llogorasë: Bukuri të udhëtimi...
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së ...
Lushaku-Sadriu: Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për...