Artisti latin me famë ndërkombëtare, Maluma, ishte parashikuar që të performonte në Tiranë në vitin 2020.
Mirëpo, situata me COVID-19 bëri që koncerti të shtyhej dhe siç dihet tani për dy vite më vonë.
Ka qenë së fundmi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që ka shpërndarë një video në rrjete sociale duke treguar se Juan Luis Londono Arias (emri i vërtetë) rikthehet në Shqipëri më 14 mars.
Në videon e publikuar në Instagram, krijuesi i hitit “Corazon” zbuloi se do të jetë në kuadër të “Papi Juancho Tour”.
“Mos mungoni”, thotë krejt në fund 28-vjeçari.
Veliaj nga ana tjetër njofton se koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” të hënën që vjen (14 mars).
I njëjti ka publikuar edhe ‘link’-un se ku mund t’i blejnë biletat rreth këtij evenimenti.
Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorë të këtij koncerti më parë bënë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera.
View this post on Instagram
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...