Rep-artisja nga Kosova, Melinda Ademi bashkë me rep-artistin nga Shqipëria, Serdi Ago janë duke punuar për realizimin e bashkëpunimit të tyre të parë.
Kështu kanë bërë të ditur të dy artistët përmes rrjetit social Instagram, shkruan Arbresh.info.
Ata kanë publikuar fotografi nga xhirimet e klipit të këngës që pritet të shndërrohet në një super hit këtë verë.

Realizimi i ri muzikor mban titullin “Mafioza” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Bashkëpunimi me Bardhin, “Ferrari”, është ndër realizimet më të fundit muzikore të Melindës i publikuar para dy javësh dhe që numëron shtatë milionë shikime në YouTube. /Arbresh.info/

Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu