Grupi i njohur, Linkin Park ka arritur të kryesojë listat botërore, menjëherë pas lajmit se vokalisti, Chester Bennington ishte ndarë nga jeta.
Nëntë nga albumet e tyre janë në krye të kësaj jave, pesë prej të cilave janë brenda 40 vendeve të para.
Lana Del Rey, Paul Heaton dhe Ed Sheeran mbajnë tre vendet e para për albumin më të mirë, ku pas tyre qëndrojnë Linkin Park.
Albumi i tyre ‘Hybrid Theory’ mban vendin e katërt në të cilin përfshihen disa hite të njohura si In The End.
Pas 50 vjetësh, Linkin Park është bërë grupi i parë amerikan që ka radhitur tre albume në top 10. Dihet se këngëtari Chester Bennington i dha fund jetës në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare, të enjten.
Trupi i tij u gjet në një banesë private në Los Angeles vetëm disa muaj pasi shoku i tij më i mirë Chris Cornell vrau veten.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...