Duke qenë një prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, doemos këngëtarja Enca Haxhia do të jetë edhe një prej emrave më të përfolur.Ç’nuk kemi dëgjuar për të lart e poshtë, por e mira është që Enca i merr me sportivitet të gjitha fjalët.
Shumë herë e kanë bërë të dashuruar, të lidhur e të ndarë, por kurrë nuk kemi dëgjuar nga goja e saj të flasë specifikisht për një mashkull, shkruan lajme.al
Teksa bënte një lojë me “thashetheme” në Instagram, këngëtarja iu përgjigj pyetes nëse është e vërtetë apo thashethem që ajo është e lidhur me një reper shqiptar.
“Je në një lidhje me një reper shqiptar”- shkruante ndjekësi të cilës Enca ia ka kthyer:
“False. Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”- shkruan ajo./Arbresh.info/

Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...