Landi Hysi, këngëtari i njohur i grupit West Side Family, ka qenë këtë javë i ftuar së bashku me mikun e tij të grupit, Armir Shahini, në “Mos i fol shoferit” për të rrëfyer për projektet në muzikë, por edhe disa sekrete të tjera të jetës private, të cilat nuk i kemi ditur.
Për jetën private, Landi është treguar gjithmonë i kujdesshëm përballë mediave, ndaj edhe kureshtja e publikut për të bëhet më e madhe.
Këtë herë, moderatorja e programit, Rudina, ka zbuluar edhe emrin e partneres, ndaj Landit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta konfirmojë.

Ndërsa ajo e pyet se kur ka ndër mend të martohet me Jolin, Landi thotë se tani që po piqen kushtet, do ta marrë në konsideratë edhe martesën: “Tani që po piqen kushtet, së shpejti mund ta konsideroj martesën”, – rrëfen Landi.
Dembacaj e ka pyetur nëse ai do ta donte po njësoj partneren e tij edhe nëse ajo do të shtonte 10 kilogramë dhe Landi tha patjetër që po: “Po, patjetër që do ta doja. Unë kujdesem për shëndetin tim dhe të ushqyerin shëndetshëm, por nuk jam unë ai që inicioj i pari në shoqëri tema të tilla.”/class

Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...