Partia e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, ka fituar zgjedhje të rëndësishme parlamentare që konsiderohen vendimtare për orientimin e vendit drejt Perëndimit.
Partia centriste “Civil Contract” e Pashinyan ka siguruar 49.8% të votave, ndërsa “Strong Armenia Alliance” ka dalë e dyta me 23.2%.
Në vendin e tretë është renditur “Armenia Alliance” me 9.9%, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zgjedhjet e së dielës ishin të parat parlamentare që nga humbja e rëndë ushtarake e Armenisë ndaj Azerbajxhanit në vitin 2023, një shtet me rreth tre milionë banorë në Kaukazin Jugor.
Votimi u pa si një test për përpjekjet e kryeministrit për të thelluar lidhjet me Perëndimin, në një kohë kur vendi përballet me presion ekonomik në rritje nga Rusia, partneri kryesor tregtar dhe aleati tradicional.
Pashinyan, i cili është në pushtet që nga viti 2018, shpalli fitoren të hënën pasi rezultatet e hershme tregonin se partia e tij kishte siguruar mbi 50% të votave.
“Populli armen votoi për paqe, prosperitet rajonal dhe bashkëpunim”, tha ai.
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...