Linja e saj e kujdesit të lëkurës është shitur brenda pak minutash.
E për të festuar këtë sukses, Kylie Jenner kishte dalë me miqtë në Los Anxhelos, transmeton portali arbresh.info.

Manjatja e makijazhit shfaqi linjat e saja të jashtëzakonshme në një mini fustan kaltër e verdhë në një darkë me Yris Palmer.
Kylie vendosi në plan të parë këmbët e gjata në fustanin super të ngushtë që kishte një printim të veçantë në gjoks me vija që shkonin poshtë.

Më e reja e klanit Jenner-Kardashian gjithashtu kishte vendosur zgjatje flokësh që i kalonin thuajse fundshpinën e famshme.

21-vjeçarja që është edhe miliarderja më e re në botë, ditë më parë hodhi në treg linjën e re të kujdesit të lëkurës./Arbresh.info/
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...