Kylie Jenner provokon sërish, pozon ‘hot’ në bikini

16:39 | 20 Janar 2021

Pothuajse çdo postim i saj merr vëmendje mediatike, përfshirë ato nga jeta personale e profesionale.

Bëhet fjalë për Kylie Jenner, e cila në masë të madhe publikon imazhe, ku shpesh në fokus vë linjat e formësuara trupore, shkruan portali arbresh.info

Në këto ditë të ftohta janari, Kylie zgjodhi të udhëtojë për pushime, teksa solli imazhet e para nga vendi ku po qëndron.

Bukuroshja shfaqi fizikun më bikini dypjesëshe, ndërsa kishte vendosur shtesa në flokë.

Kujtojmë se, Kylie është ndër personazhet me famë ndërkombëtare, që eksperimenton më së shumti me dukjet e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara