Lajmet për shtatzaninë e saj kanë pushtuar mediat rozë, ndërkohë që bukuroshja Kylie Jenner ende nuk ka konfirmuar nëse është i vërtetë apo jo.
Por pavarësisht se përpiqet të qëndrojë larg gazetarëve, sërish nuk ka mundur, pasi Kylie Jenner është fotografuar nga paparazët të cilët kanë publikuar foto të 20-vjeçares me barkun e rrumbullakosur, shkruan Indeksonline.
E gjithë vëmendja e mediave është përqëndruar tek barku i rrumbullakosur i Kylie Jenner, e cila ishte munduar ta fshinte me veshjen, përmasat e së cilës ishin disa herë më të mëdha se zakonisht.
Duket se tashmë çdo dyshim për shtatzaninë e saj bie poshtë, pasi fotot tregojnë se bukuroshja 20-vjeçare është në pritje të ëmbël.
Një ditë më parë motra e saj, Kim konfirmoi ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, e cila është vajzë.

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...