Mund të jetë hiti i festave që nuk e pamë të vinte kurrë.
Kylie Jenner, krahas mikut të saj Justin Bieber, bëri performancën e saj të parë të drejtpërdrejtë të “Rise and Shine” në një ngjarje bamirësie gjatë fundjavës.
Në rast se keni nevojë për një freskues, Jenner këndoi frazën kur zgjoi vajzën e saj gjatë një turneu prapa skenave në zyrat e saj ‘Kylie Cosmetics’ që ajo e postoi më pas në kanalin zyrtar në YouTube, shkruan CNN.
Klipi u shndërrua shpejt në ‘meme’, me vetë Jenner madje duke e vendosur frazën në xhupa që shet në internet.
Performanca e shkurtër e Jenner e kishte emocionuar qartë Bieber-in sepse ai u hodh në shpinë të Jaden Smith menjëherë pas këtij interpretimi të miliarderes më të re në botë.
Dhe Twitter ishte padyshim këtu për të.
“Rise and Shine” by Kylie Jenner and Justin Bieber, the duet I never knew I needed pic.twitter.com/XsQ9GYZim6
— Alyssa Bailey (@alyssabailey) December 14, 2019
Një redaktor nga Elle shkroi, “duetin që nuk e dija kurrë se kisha nevojë”.
Një fans në Twitter e quajti atë “momenti më i mirë i vitit 2019”. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit