Nuk ka sukses vetëm në muzikë por edhe në sfera tjera.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria Olta Boka e cila ka filluar punën edhe në një institucion tjetër, shkruan arbresh.info.
Olta Boka ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka treguar se është punësuar si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.
“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën çdo ditë,” ka lënë në mbishkrim Olta.
Përndryshe, kënga e saj e fundit ishte ‘Rri edhe pak’ e cila është publikuar në muajin gusht të vitit 2016./Arbresh.info

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Rama dhe udhëheqësit b...
Bordi i Paqes mblidhet sot në Washington, Kosova përfaqësohe...
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të shmangë një tjetër...
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...