Kim Kardashian ‘zhytet’ e tëra me tortë

14:45 | 26 Janar 2021

Kim Kardashian vazhdon të mbetet personazhi më i komentuar anembanë botës.

Pothuajse çdo lëvizje e bukuroshes brune merr interes mediatik, duke e bërë atë edhe më të popullarizuar, shkruan portali arbresh.info

Në një postim në Instagram, bukuroshja brune është shfaqur atraktive, ndërsa ishte veshur me një fustan të ngushtë.

Para 40-vjeçares ndodhej një tortë gjigante, me të cilën ajo kishte bërë edhe trupin e saj.

Kim i kishte bërë edhe flokët, të cilat i kishte të lënë të lira mbi supe, derisa për makijazh ajo zgjodhi nuanca të hapura.

Ndryshe, kohën e lirë ajo po e kalon edhe duke u stërvitur në palestër, duke bërë që fiziku i saj të jetë më i formësuar.

Sidoqoftë kësaj, martesa e Kim me Kanye po shkon drejt fundit, pasi raportohet se që të dy kanë angazhuar avokatët përkatës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara