Kim Kardashian publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

20:45 | 22 Janar 2019

Super ylli Kim Kardashian është duke qëndruar këto ditë pranë gjyshes së saj.

Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë, qëndronte me gjyshen në shtëpinë e saj në San Diego të Kalifornisë, e cila është dy orë larg Los Angelesit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Gruaja e Kanye Westit ndau me fansat një imazh të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej si një vogëlushe e ëmbël, veshur me një fustan interesant.

“Unë në fakt e mbaj mend këtë ditë” – kështu e filloi përshkrimin e fotografisë 38-vjeçarja.

“Isha duke qëndruar me gjyshen time në San Diego dhe ajo më mori këtë fustan nga dyqani i saj i veshjeve për fëmijë, dhe ne kishim ndaluar për të marrë një fotografi sepse kjo është ajo që gjyshërit bëjnë”, ka shkruar tutje Kim.

Fustani i saj në atë kohë ishte mjaft i bukur, me ngjyrë të kuqe dhe mëngë të bardha dhe të zeza.

Ajo gjithashtu kishte vënë edhe një gjerdan për të kombinuar veshjen e saj.

Kim përndryshe këtë vit do të bëhet nënë për herë të katërt, dhe fëmijën e saj do ta sjellë në jetë një nënë zëvendësuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara