Ylli televiziv, Kim Kardashian, së fundi ka pozuar ballinën e re të revistës “Interview”.
Numri i muajit shtator të kësaj reviste vjen me titullin “American Dream” dhe sërish, fotosesioni i 41-vjeçares miliardere po shkakton bujë në internet.
Fotografitë vijnë të realizuara nga Nadia Lee Cohen, dhe në to Kimi duket shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Me një model të ri të flokëve të shkurtra, të bardha dhe vetulla të ngjyrosura, ajo shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Bottega Veneta” dhe një palë xhinse të kaltra të të njëjtit brend.
Por, ajo që rrëmben vëmendjen e publikut dhe po shkakton bujë në mediat online, është fakti se edhe një herë, Kardashian, shfrytëzon asetet e saj më të njohura për ta bërë fotografinë e ballinës së revistës sa më kontroverse, e ato janë të pasmet e saj.
Themeluesja e kompanisë “SKIMS” tha se i ka pëlqyer pamja e krijuar për këtë fotosesion.
Kjo nuk është hera e parë që Kim e ndryshon tërësisht dukjen e saj për këtë revistë. Në vitin 2017 ajo u shfaq në ballinë me një stil të ngjashëm të ish-zonjës së parë të Amerikës, Jacqueline Kennedy Onassis, dhe në të cilin fotosesion shoqërohej nga e bija, North West, e cila atëkohë ishte vetëm 4-vjeçare.
Ndryshe, javë më parë Kim u nda nga partneri i saj prej nëntë muajsh, komediani Pete Davidson. /arbresh.info/
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...