Kim Kardashian duket se e ka marrë seriozisht karrierën e saj si avokate, pasi në vetëm 3 muajt e fundit ka ndihmuar të lirohen 17 të burgosur federalë.
Avokatet Brittany K. Barnett dhe MiAngel Cody konfirmuan pjesëmarrjen e Kim në financimin e fushatës “90 Days of Freedom”, e cila lejon që disa persona që vuajnë dënimin për krime në lidhje me drogën, të kërkojnë reduktim të dënimit, sidomos për ata që e kanë të përjetshëm.
“Ajo po e përdor platformën e saj për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Vërtet na ndihmoi me punën që po bëjmë dhe po na ndihmon të forcojmë zërat e njerëzve që janë rrënjosur të gjallë.”- u shpreh Barnett që është dhe avokati personal i Kim.
Kim në fushën e juridikut bëri bujë në rrjete sociale vitin që shkoi, kur vizitoi Donald Trump, për të folur për reformën në drejtësinë kriminale. Përkushtimi i saj është mjaft i madh pasi ka treguar se studion 18 orë në javë që të kalojë provimin dhe të bëhet avokate./blitz.al/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron