Motrat Kardashian po mbledhin fonde për t’i ardhur në ndihmë Armenisë dhe popullsisë armene të Nagorni Karabakut, për të cilin prej javësh kanë shpërthyer përplasje të armatosura.
Për këtë qëllim, motrat e famshme kanë shfrytëzuar rrjetin e Instagramit ku folën për mbledhjen e fondeve në ndihmë të banorëve të gjendur në mesin e një konflikti të ashpër luftarak. Këtë e bënë përmes organizatës joqeveritare Fondi Armen.
Ndihmat konsistojnë në ushqime, pajisje mjekësore dhe veshmbathje. Ndërkohë vetë Kimi bëri njoftimi se ajo do të dhuronte 1 milion dollarë kësaj organizate, e cila po merret me menaxhimin dhe koordinimin e situatës. Ylli i reality show-t është me origjinë armene nga i ati. Por ndonëse ajo është e famshëm sot në mbarë botën, për shkak të çështjeve kulturore dhe të traditës, në Armeni shihet në një dritë jo shumë pozitive, ndërkohë që armenët krenohen shumë me këngëtarin e famshëm francez me origjinë prej andej, Charles Aznavour.
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...