Ka disa ditë që moderatorja e njohur Aulona Musta ka nisur pushimet dhe destinacioni i saj është Kuba. Ajo ka udhëtuar drejt Kubës së bashku me bashkëshortin.
Aulona është mjaft aktive në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit e saj foto e video të ndryshme, duke treguar se po kalon shumë bukur me pushime. E teksa ndodhet në plazh, moderatorja ka pozuar edhe me bikini, duke treguar trupin e palestruar dhe në formë.
Mirëpo jo të gjithë fansat e saj janë dakord me këto lloj fotografish dhe ndodh që të lënë edhe komente jo shumë të këndshme.
“Po ç’ke moj Aulona, të zuri dhe ty vipllëku? Ju ka zënë adoleshenca me vonesë më duket, si ti dhe ajo Klaudia Pepa. Po keni qenë shumë të mira mi, ç’patët?”, i shkruan ndjekësja, të cilës Aulona nuk ja ka përtuar me përgjigjen, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga ‘Intv’.
“Adoleshencën e kam pasur gjithmonë me vete dhe do ta kem deri në fund të jetës. Tani thjesht kam më shumë vetëbesim dhe e dua më shumë trupin tim. Gjynah kush nuk e kupton dhe e provon këtë ndjesi. Të përshëndes”, ka shkruar moderatorja.

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...