Mariah Carey ka folur për herë të parë për beteje me sëmundjen mendore.
Këngëtarja 48 vjeçare deklaroj për revistën e njohur amerikane ‘People’, se ajo ka jetuar me frikën e shfaqjes së kësaj sëmundje pas vitit 2001 kur edhe ishte diagonstfikuar me probleme psikologjike dhe mendore, shkruan arbresh.info.
Mariah iu nënshtrua një tretmani riguroz pas shumë viteve të angazhimeve profesionale të cilat e sollën në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nëna e dy binjakëve gjashtëvjeçar, Moroccan dhe Monroe të cilët i ka nga martesa me Nick Cannon u shpreh se ajo tashmë njihet me optimiste me të ardhmen dhe shumë më pozitive.
‘Në fakt janë duke u trajtuar dhe po ndihem shumë mirë, nuk po ndihem e lodhur dhe as e brengosur për asgjë, kam gjetur një balanc dhe kjo ka rëndësi’ u shpreh këngëtarja.
Në vitin 2001 ishte raportuar se Mariah ka anuluar të gjitha daljet publike pasi që ajo po trajtohej në spital për shkak të problemeve psikologjike kjo si pasojë e ndarjes nga lidhja e asaj kohe me këngëtarin latin Luis Miguel ndarjen nga i cili këngëtarja e përjetoj shumë rëndë./Arbresh.info/



Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...