Këngëtarja Helen Reddy, e njohur për hitin “I Am Woman”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Fëmijët e Reddy, Traci dhe Jordan e kanë publikuar lajmin përmes një postimi të ndarë të martën në rrjetet sociale.
“Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme”, thuhet në mesazh. “Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”.

Artistja me prejardhje nga Australia gjithashtu njihet për këngët: “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me againt the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.
Tri nga këto këngë kanë zënë vendin e parë në “Grammy Awards” për ‘artisten femër me vokalin më të mirë’.
Karriera e saj ka nisur në moshë të re në Australi dhe fillimisht u njoh si ‘artiste e muzikës jazz’.

Ajo kishte lënë muzikën pas një kohe të gjatë me pretekstin se nuk kishte ndikimin si dikur.
Partnerët që e shoqëruan në jetë ishin: Milton Ruth, Jeff Wald dhe Kenneth Weate.
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë