Ishte një periudhë kur ne çuditeshim që këngëtarët shqiptarë kishin marrëdhënie shumë të mira me artistë që ne i shihnim çdo ditë në ekran dhe i simpatizonim.
Ama gjërat kanë ndryshuar.
Nga Instagrami i këngëtarit të njohur shqiptar, Stanaj, kuptuam se ai dhe artisti kanadez, Shawn Mendes, janë më shumë se thjesht shokë, por aktualisht janë miq mjaft të ngushtë saqë shqiptari merr pjesë në koncertet e tij dhe e ndihmon në përgatitjet skenike.
Albert ka postuar disa video në Instagram ku shfaqet në koncertin e Mendes dhe shkruan: “Vëllai im, Shawn Mendes”, ndërkohë që shfaqet në zonën e regjisë, ku regjistrohet dhe luhet çdo efekt vizual dhe zanor.
Epo, pse jo, duam një bashkëpunim nga dy djemtë, të cilin do ta dëgjojmë për ditë me radhë.

Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri