‘Kemali’ nuk i mban lotët për lajmin më të bukur të jetës që i ka dhënë Fahrija

07:26 | 18 Shtator 2018

Prej muajsh qarkullonte lajmi se aktorja Fahriye Evcen ishte në pritje të ëmbël, por vetëm këto ditë çifti shumë i dashur për publikun turk e jo vetëm kanë konfirmuar lajmin.

Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë dhe në prill të vitit të ardhshëm ata do të presin në jetë ëngjëllin e tyre.

Çifti është martuar në një ceremoni përrallore në qershor të 2017-tës dhe prej asaj kohe kanë shprehur jo rrallë herë dëshirën për t’u bërë prindër.

Burak ka treguar se në momentin që ka marrë lajmin nga partnerja e tij, është përlotur dhe nuk i ka përmbajtur dot emocionet. Menjëherë pas kësaj, ka telefonuar babain e tij dhe e ka njoftuar se së shpejti do të bëhet gjysh. Për dy aktorët e njohur, kjo është periudha më e bukur të cilën duket se po e shijojnë pafund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara