Gëzohuni sepse kemi lajme të mira: sapo zbuluam çiftin më të ri të të dashuruarve!
Bëhet fjalë për moderatorin e njohur të “Interview” në “InTv”, Kelvi Kadilli dhe moderatoren e “Select” në “Top Channel”, Liesa Haxhiasllani. Të dy kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen në një takim së bashku ku i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla.
Madje, Kelvi shkruan: “Liesa, je e vetmja që më ke bërë të vë papion në takimin e parë”. Duke qenë se fotot duken si të shkrepura nga një spot promocional, ne të Blitz.al kontaktuam me moderatorin dhe me prezantuesen të cilët konfirmuan zërat se të dy janë në një lidhje.
Kadilli është shprehur se njihen prej kohësh dhe vetëm tani vendosën ta bëjnë publike, ndërkohë që Haxhiasllani është treguar më e rezervuar për sa u përket detajeve.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë