Modelja, Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për Johnny Depp.
Në mesin e viteve 90-ta, supermodelja u pyet nga një prezantuese televizive britanike se sa romantik ishte i dashuri i saj i atëhershëm – dhe zbuloi se Depp pëlqente ta befasonte me festa dhe dhurata.
“Oh vazhdo, çfarë lloj dhuratash?” pyeti prezantuesja e “The Big Breakfast”, Gaby Roslin.
Gjatë asaj kohe, Kate Moss dhe Johnny Depp ishin mbretër të Hollivudit. Tani, Moss do të kthehet për të mbrojtur Depp, i cili mbetet një mik i mirë.
Moss bëri me dije se Depp e surprizonte me bizhuteri të shtrenjtë.
Tanimë Moss kthehet në gjyq për të dëshmuar, pasi ishte Amber Heard ajo e cila i përmendi emrin. Moss, 48 vjeç, pritet të shpjegojë se si Depp dikur e mbajti pasi ajo rrëshqiti nga shkallët.
Depp dhe Moss ishin çifti ikonë i atyre viteve.
Aktori, i cili mori famë në serialin televiziv “21 Jump Street”, ishte 31-vjeç dhe Moss ishte 20-vjeçe kur u takuan. “E dija që në momentin e parë që folëm se do të ishim bashkë”, ka thënë modelja.
Shkrimtari i modës, George Wayne, i prezantoi ata “në Cafe Tabac në East Village”.
Depp ka pohuar se ai dhe Moss kanë kryer marrëdhënie seksuale në secilën nga 63 dhomat e Chateau Marmont në Hollywood dhe thuhet se ka mbushur një vaskë me shampanjë në Hotelin Portobello të Londrës që ata të laheshin./iconstyle.al
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...