Pavarësisht lutjeve të Kanye West, Kim Kardashian nuk do të kthehet më me të.
Në dokumentet e gjykatës, Kim është shprehur se asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të jetë në gjendje të riparojë martesën e saj me reperin, raporton Page Six.
“Dallimet e papajtueshme kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë midis nesh, të cilat kanë bërë që martesa jonë të prishet në mënyrë të pakthyeshme. Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë asnjë vlerë në këtë moment“, ka thënë 41-vjeçarja.
Ajo thotë se të dy meritojnë një mundësi për të rinisur një jetë të re.
“Prandaj, dua që kërkesa ime për ndarje dhe përfundimin e statusit tonë martesor të plotësohet.”, thuhet në dokumente. Kim pohon gjithashtu se martesa me reperin “nuk është më e qëndrueshme”.
Page Six raporton se Kim dorëzoi dokumentet pasi ishte ndjerë e turpëruar kur reperi iu lut gjatë një koncerti që të riktheheshin. “Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se e dëshiron atë, por gjatë gjithë kohës ai ka modelen në shtëpinë e tij në Malibu.”, tha një burim.
Kujtojmë që Kanye u përfol se ishte në një lidhje me një modele 22-vjeçare të quajtur Vinetria. Ndërkohë, Kardashian ka nisur një romancë me Pete Davidson.
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...