Ai ka lindur në Turqi në vitin 1983 dhe është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.
Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në internet. Nga janari i këtij viti, fama e Gokces i rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit.
Aktualisht, ai ka mbi 6.7 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.
Restorantin e tij të parë, Nusreti e hapi në Stamboll në vitin 2010, ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi.
Tashmë, ai njihet botërisht dhe disa prej yjeve më të njohura të muzikës dhe filmit kanë ngrënë ushqim në restorantet e tij.
Njëri prej njerëzve që njeh artin e Nusretit është edhe Justin Bieber. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet këngëtari kanadez duke e imituar mënyrën e famshme të hedhjes së kripës ‘Salt Bae’

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...