Ju kujtohet Noçja në Big Brother, ajo tani opinioniste (Foto)

14:06 | 18 Shkurt 2017

Ende nuk është njoftuar për një datë zyrtare për nisjen e edicionit të ri të “Big Brother” në “Top Channel”, që pritet të fillojë në muajin mars.

Edhe për shkak të shkëputjes, sivjet kurioziteti është i madh.

Javë pas jave janë zbuluar detaje që do të shohim në këtë edicion të ri, si në lojën brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe në studion e madhe nga e cila drejton Arbana Osmani.

Sipas një lajmi të gazetës “Paloma”, sa i takon pozicionit të opinionistit, një rol kyç në spektakël, ka ndryshime.

Mësohet se nuk do të jetë një emër i vetëm, por zëri që do të japë opinionin nga jashtë për lojën dhe personazhet, do të ndryshojë gjatë javëve.

Një prej emrave që përfliten për t’u ulur në poltronë, është ai i Najada Konomit, një nga vajzat më të njohura që kanë marrë pjesë në këtë “reality”.

Noçja, siç e njohin të gjithë, ishte finaliste në edicionin e parë të “Big Brother”.

Ajo punon prej vitesh në projekte që kanë të bëjnë me kulturën dhe pikturën.

a