E mbajmë mend për rolin e Marisë në serialin “Njerka”.
Aty aktorja paraqitet si një grua e cila ka vuajtur padrejtësisht 20 vite burg.
Pas kësaj ngjarje ajo kthehet pranë ish burrit për tu hakmarrë dhe për të rikthyer fëmijët e saj.
Aktorja meksikane Victoria Ruffo, njihet për shumë role në telenovelat latino amerikane.
Ajo ka lindur më 31 maj të vitit 1962.
Karrierën e saj prej aktoreje e ka filluar qysh në vitet e 80-ta.
Kryesisht ka qenë në rolet protagoniste të serialeve duke u kualifikuar si një ndër aktoret me të mira në këtë fushë.
Kurse në vitin 2010 ajo ka hyrë në mesin e 51 femrave më të bukura në amerikën Latine.
Victoria ka qenë e martuar me komedianin Eugenio Derbez, prej vitit 1992 ku nga kjo martesë solli në jetë një djalë José Eduardo Derbez po në këtë vit.
Ndërkaq u divorcua në vitin 1997.
Katër vite më vonë ajo u martua me politikanin meksikan Omar Fayad i vili është senator i Pachua Huada.
Nga kjo martesë ka lindur binjakët (vajzë të cilës ia ka vëne emrin e vet Victoria dhe djalin, Anuar) në vitin 2004.
Rrëmbimi dhe vrasja e të miturës maqedonase, Grubi: Po përpi...
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit
Macron: Konflikti Izrael-Gaza mund të zgjasë 10 vjet
Halimi: Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, p...
Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë e mitura në...