Ylli botëror i muzikës pop, Dua Lipa, mbrëmë ndezi atmosferën në Prishtinë duke sjellë disa nga hitet e saj më të mëdha në skenën e Festivalit Sunny Hill.
Ajo befasoi publikun duke interpretuar edhe këngën “Era” të grupit legjendar shqiptar Gjurmët, së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Në një postim emocionues në Instagram, Dua u shpreh se ta shohë festivalin që ajo dhe familja e saj e kanë krijuar, duke u rritur në zemër të Prishtinës, është një ëndërr e bërë realitet.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, ka shkruar Dua në Instagram.
Performanca me të atin, Dukagjin Lipa, për të ishte një moment thellësisht i veçantë.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...