John Prine, një nga artistët më me ndikim në muzikën popullore dhe të vendit, ka vdekur në moshën 73-vjeçare pas një beteje me coronavirusin, ka thënë familja e tij për Associated Press.
Ai vdiq në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville, ku ishte shtruar në spital muajin e kaluar.
Më 29 mars, familja e Prines ndau një fotografi të tij në gjendje kritike teksa ishte vendosur në një ventilator dhe po kurohej rreth COVID-19.
“Ky është një lajm i rëndë për neve të ndajmë me ju”, ka thënë familja e Prine në një deklaratë. “Por, shumë prej juve e kanë përkrahur John ndër vite, ne dëshironim të ju njoftojmë, dhe të ju japim mundësinë të na dërgoni më shumë dashuri dhe përkrahje edhe këtë kohë. Ne ju duam juve, po ashtu edhe John”.
Menaxherja dhe gruaja e Prine, Fiona Whelan Prine në fillim të muajit mars tregoi se ka rezultuar pozitive me coronavirus. Ajo tha se çifti ishte në karantinë dhe i izoluar nga njëri-tjetri.
Prine më parë kishte luftuar me kancerin dy herë. Kohët e fundit, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive në 2013 dhe i ishte hequr një pjesë e mushkërive.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...