Jessie Je publikoi mesazhe të koduara pas largimit nga LA, pak kohë pas ndarjes nga Channing Tatum.
Jessie J ndau mesazhe të fshehta rreth largimit nga Los Angeles, gjatë fundjavës pasi u nda nga Channing Tatum, shkruan Daily Mail.
Autorja e hitit Bang Bang, 32 vjeçe, konfirmoi se ishte ndarë nga aktori amerikan, 40 vjeç, javën e kaluar pas një lidhjeje dyvjeçare.
Jessie gjatë fundjavës në Instagram tregoi se po largohej nga Los Angeles dhe po shkonte në Londër, përmes një mori postimesh të koduara.
Duke ndarë një fotografi të një shenje neoni që thoshte: ‘Unë u zgjova duke dashur të të puthja’ ajo ia la mbishkrim simbolin e flamurit.

Ajo po ashtu tregoi barkun e tonigikuar me pantallona sateni, kurse më pastaj vendosi një emoji të trurit dhe shkroi “Bye Bye LA”.
Kjo vjen pasi Jessie konfirmoi se ishte ndarë nga ylli i Magic Mike, Channing javën e kaluar, pas një lidhje dy-vjeçare.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...