Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq që nga ribashkimi si çift.
Ata janë fotografuar dhe kanë ndarë një puthje në premierën e filmit “ The Last Duel” gjatë Festivalit të 78 -të të Filmit në Venecia, transmeton portal arbresh.info

Dyshja mbërritën në ngjarje me një taksi uji para se të ecnin dorë për dore, duke shkëlqyer dhe krenarë në tapetin e kuq.

Affleck luan rolin e Kontit Pierre d’Alençon në dramën e ardhshme historike, të drejtuar nga Ridley Scott.

Ribashkimi i tyre erdhi vetëm disa javë pasi ylli i muzikës dhe ylli i bejsbollit, Alex Rodriguez anuluan fejesën e tyre, një muaj pasi mohuan raportet se ata ishin ndarë./foto:skynews/ arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...