Jenna Ortega ishte e ftuar në The Late Show, emision i cili moderohet nga Stephen Colber.
Aktorja 22-vjeçare mori vëmendjen me paraqitjen e saj, duke veshur një fustan të kuq.
Por, ajo që ishte e veçanta e këtij fustani ishte se përbëhej prej copave të xhamit, këtë e bëri të ditur vetë artistja gjatë emisionit.
“Është i përbërë prej xhami dhe nuk do të gënjej, ndonjëherë disa copa më pengojnë të pasmet sa herë që ulem”, u shpreh Ortega.
“Ndihem rehat dhe jo rehat në të njëjtën kohë”, deklaroi mes tjerash.
Jenna Ortega është një aktore shumë e dashur për publikun dhe njihet për paraqitjen e saj në disa seriale të njohura.
Ndër ta është edhe seriali “Wednesday” në të cilin luan personazhin kryesor. Sezoni i dytë i këtij seriali pritet të lansohet këtë vit. /Telegrafi/
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës